Teatri “Skampa” u kthye për dy ditë radhazi në një hapësirë argëtimi dhe reflektimi për më të vegjlit, përmes shfaqjes teatrale “Tomi & Xherri”. Personazhet e dashur për breza u sollën këtë herë në skenë jo vetëm si figura humoristike, por edhe si zë i problematikave me të cilat përballen fëmijët në ditët e sotme.
Përmes humorit, lojës skenike dhe ndërveprimit me publikun, shfaqja trajtoi tema të rëndësishme si bullizmi, raporti me teknologjinë dhe komunikimi mes fëmijëve, duke përcjellë mesazhe pozitive për bashkëpunim, mirëkuptim dhe miqësi.

ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.