Tjetër zarf i rëndësishëm nga Big Brother, banorët njihen me njoftimin e ri

Në shtëpinë e ‘Big Brother VIP’ ka mbërritur një tjetër zarf këtë të martë. Disa prej banorëve, Big Brother ka vendosur t’i njohë me komentet e publikut. Në letrën e lexuar nga Iliri, thuhet se në monitor do të shfaqen komente me emrin e tyre të fshirë. Mbasi të shikojnë njërin koment të gjithë me radhë duhet të thonë se cilët prej tyre janë përfshirë në koment.

Në duar do të kenë letrat me emrin e secilit prej banorëve. Ndërkohë në momentin që ata do të shikojnë një koment do të mendojnë se kujt i është drejtuar komenti dhe në duar do të mbajnë letrën me emrin e atij personi.

Në disa raste mund të jetë shkruar më shumë se një emër. E menjëherë pasi të gjithë të kenë shprehur një mendim do të shfaqet foto e papërpunuar për të parë nëse e kanë gjetur saktë apo jo.

Pasi Iliri përfundoi së lexuari letrën, disa nga banorët u shprehën se janë të pakënaqur nga kjo lojë dhe se nuk e pëlqejnë aspak.