Gjatë paradites së kësaj të hënë, pas aksidentit të shënuar në tunelin Tiranë-Elbasan, ku janë përfshirë 2 automjete, trafiku vijon të jetë ende problematik dhe pritet të zgjidhet në orët në vazhdim. Të lënduar nga përplasja e dy makinave, tip “Ford “, me drejtues shtetasin V.L., 36 vjeç dhe “Audi”, me drejtues O.Sh., 30 vjeç, kanë mbetur 5 persona.
Fatmirësisht të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe janë transportuar menjëherë në spital, për të marrë shërbimin e nevojshëm mjekësor. Kujtojmë se mëngjesin e sotëm, fare pranë tunelit u përplas një mjet tip BMW me një autobus.
Nje koment
Pingback: 2continued