Tashmë nuk ka më histori! Edhe për edicionin 2019-2020 titulli i Bundesligës mbetet në Bavari me Bajernin e Mynihut që konfirmohet padron absoult i saj! Skuadra e drejtuar nga Flik ka mposhtur 1-0 Verder Bremenin e Rashicës dhe ka siguruar titullin 2 javë përpara përfundimit të kampionatit.
Në një kampionat që më shumë do të mbahet mend për situatën e shkaktuar nga Covid-19, bavarezët e nisën keq për ta mbyllur ashtu siç dinë ata, duke përmbusur në gjysmën e sezonit epërsinë e Borusias së Dortmundit. Meritë për këtë ka edhe Flik, trajneri që zuri vendin e të shkarkuarit Kovaç.
Në takimin e sotëm, bavarezët i ka nderuar i zakonshmi Levandovski, që në minutën e 43-të ka shënuar golin e fitores dhe të titullit. I 30-ti në histori për Bajernin, i teti radhazi.