Ditën e djeshme “Përputhen” u shoqërua me situata të tensionuara. Jurgeni, njëri prej konkurrentëve, po tregonte takimet jashtë midis Argjendit dhe Ritvanës dhe Mikela u hodh për t’i thënë të mos akuzojë të tjerët, pasi edhe ai vetë i ka kërkuar takime jashtë.
“Duke qenë se pata një debat me Mikelën dhe nuk më është dhënë mundësia në asnjë rast të përballem e t’i kërkoj falje për pjesën e edukatës së familjes, por pas kësaj që bëri nuk ka shanse t’i kërkoj falje. I kam kërkuar Nikitës (menaxherja e produksionit), përballje dhe nuk më është mundësuar. Kam dashur të takoje që të më njihje mua si njeri, se duhet të tregojmë respekt”, tha Jurgeni
“Ti je zero, zero respekt ke prej meje”, ja kthen Mikela.
“Ti je nga ato femra, që e shet veten për 5 mijë lekë moj Mikela, mos më trego mua”, replikon Jurgeni.
Më pas situata agravohet dhe Mikela shkon ta godasë, mirëpo është ndaluar nga Meliku i cili është munduar që ta përmbajë.
“Më tregon mua çmimet ai, nuk ka shanse. Mos kalo në ofendime, banale, se nuk e toleroj fare. Do flasim ndryshe bashkë”, bërtet Mikela.