Lëkundje të tokës janë ndierë sot në orët e pasditës në rajonin e Bazelit. Epiqendra e tërmetit, 4.7 e shkallës Rihter, ishte në Mulhouse (F), njofton gazeta zvicerane, Le Canton27.ch. Tërmeti është perceptuar në një rreze prej më shumë se 180 kilometrash, saktëson Shërbimi Sizmologjik. Ndodhi pak para orës 18:00 dhe pasgoditja e parë ndodhi më pak se 10 minuta më vonë, me magnitudë 2.7 të shkallës Rihter.
Lëkundje të tjera ishin ndierë më herët. Në mesditë pati një tërmet me vlera ndërmjet 0,9 dhe 2,5 ballë dhe me epiqendra në Alpe, në rajonin Grand Combin, pranë Orsières (VS) dhe Chamonix, shton Shërbimi Sizmologjik.