Ka mbërritur në Turqi ekipi i shpëtimit dhe i ndihmës shëndetësore nga Shqipëria, të cilët do të ndihmojnë në kërkimin e trupave nën rrënoja dhe t’i ofrojnë atyre ndihmë të shpejtë.
Kryeministri Rama kishte lajmëruar që ditën e djeshme se një ekip shpëtimi do të niset drejt Turqisë për ti ardhur në ndihmë, ashtu siç edhe Turqia u gjend pranë Shqipërisë para katër vitesh kur vendi ynë u gjend në të njëjtën situatë.
Mbërritjen e ekipit nga Shqipëria Rama e ka njoftuar me anë të një fotoje në ‘Facebook’ ku shkruan:
Mbërriti në Turqi skuadra e kërkim-shpëtimit dhe e ndihmës shëndetësore e dërguar nga shteti shqiptar
*foto pak minuta përpara zbritjes në terren