Prindërit kishin humbur nuhatjen nga Covid-19, fëmija 2 vjeçar u shpëton jetën nga djegia e shtëpisë

Një familje të Teksas, SHBA, u shpëtua nga vdekja e sigurt kur shtëpia e tyre mori flakë, pasi çifti që sapo ishte shëruar nga Covid nuk kishin mundur të  nuhasin tymin nga zjarri. Zjarri shpërtheu në orët e para të mëngjesit, ndërsa çifti Kayla dhe Nathan Dahl ishin ende në gjumë.

Mirëpo, anëtari më i vogël i familjes së tyre, djali i tyre dyvjeçar, i shpëtoi. I vogli shkoi te e ëma dhe tërhiqte me këmbëngulje këmbën e mamasë.

Në fillim, nëna 28-vjeçare  mendoi se djali i saj e zgjoi sepse kishte vapë nga pizhamet. Por disa sekonda më vonë, ajo kuptoi se çfarë po përpiqej t’i thoshte fëmija.

Shtëpia e familjes në Alvord, Teksas, ishte  përfshirë nga flakët.

Anëtarët e familjes Dal, të cilët së fundmi kishin rezultuar pozitivë me koronavirus, nuk ishin në gjendje të nuhasin tymin që kishte mbytur atmosferën në shtëpinë e tyre.

“Ne ishim ende duke u rikuperuar nga koronavirusi, kështu që as bashkëshorti im dhe as unë nuk kishim ndjesinë e shijes apo nuhatjes ”, tha Kayla për Washington Post.

Brenda pak minutash, çifti dhe pesë fëmijët e tyre arritën të shpëtonin të padëmtuar ndonëse e gjithë shtëpia u shkatërrua nga flakët .