Një 39-vjeçar është prangosur nga policia e Elbasanit, pasi akuzohet për vjedhje të mbetur në tentativë. Sipas policisë personi në fjalë ka tentuar të vjedhë naftë në një kamionin të parkuar, por është pikasur dhe më pas arrestuar nga policia.
Njoftimi – E. P., 39 vjeç, banues në fshatin Bradashesh, Elbasan, për veprën penale “Vjedhja”, mbetur në tentativë, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë naftë në një kamionin të parkuar;
Kujtojmë se në Shqipëri çmimi i naftës është më i shtrenjti në rajon. Prej disa ditësh një litër naftë tregtohet më 258 lekë, nga 261 lekë që tregtohej më parë.
Në ulje të lehtë është dhe çmimi gazit. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, do të jetë 83 lekë/litri, ose tre lekë më pak nga se ishte.
Çmimi i benzinës ka një rritje të lehtë. Një litër benzinë do të jetë 239 lekë në pikat e shitjes me pakicë.