Rritja e çmimit të ujit të pijshëm vazhdon të krijojë debate dhe tensione në mbledhjet Këshillit Bashkiak të Elbasani.
Këshilltarët e opozitës bojkotuan sërish mbledhjen ndërsa së bashku me disa qytetarë të pranishëm protestuan kundër këtij vendimi.
“Si mundet t’i rrisësh tarifën qytetarëve të Elbasanit 40% kur renditet qarku i parafundit për varfëri. Nuk mund të lejojmë të na kalojë në heshtje kjo lloj historie”, tha Blendi Himçi, këshilltar i PD.
Kryetari i Bashkisë së Elbasanit i cilësoi protestat shoë opozitar ndërsa garantoi se brenda vitit 2025 Elbasani do të ketë 24 h ujë të pijshëm falë investimit 13 mln euro të kfv. Po ashtu Gledian Llatja shtoi se prej korrikut 2024 të gjitha familjet me ndihmë ekonomike do të rimbursohen për 5 m3 ujë të pijshëm çdo muaj.
“I gjithë sistemi i ujit funksionon me pompim dhe nuk mund të kemi një tarifë që nuk mbulon kostot dhe as mbulon dot rritjet e vazhdueshme të pagave në Shqipëri”, tha Llatja.
Ndërmarrja Ujësjellës Kanalizime Qarku Elbasan ka kërkuar çmim të unifikuar për 6 bashki të qarkut, nga 40 L/m3 në 60L/m3.
Pas dhënies së pëlqimit nga Këshilli Bashkiak, vendimi përfundimtar për rritjen ose jo të çmimit të ujit të pijshëm i takon ERRU.
Top Channel