Të qeshura pafund/ Në teatrin “Skampa” vihet në skenë “Shumë pak vrasës”

Në Teatrin “Skampa” në Elbasan, regjisorja Rozi Kostani ka ngjitur në skenë komedinë “Shumë pak vrasës” për kënaqësin e spektatorëve të shumtë që mbushën shkallët e teatrit dhe lozhat e tij.

Loja e aktorëve, aq surprizuese sa edhe enigmatike, ka mbajtur publikun të angazhuar dhe të qeshur, duke ofruar shumë momente humori që do të ngelen gjatë në kujtesën afatgjatë të spektatorëve.

Ngjarjet vendosen në një sallon bukurie, ku ndodh një vrasje, ndërkohë që dëshmitarët përpiqen ta hedhin fajin tek njëri-tjetri, ndërsa një dedektiv kërkon ndihmën e publikut për të zgjidhur çështjen.

Loja e mrekullueshme e aktorëve ka mbajtur publikun të angazhuar, i cili vështirë se pushonte nga të qeshurat. Kjo ka lumturuar së tepërmi regjisorën Rozi Kostani. Edhe aktorët, në përfundim të shfaqjes, nuk e mohuan lumturinë që u shkaktoi vlerësimi i publikut.

Pas premierës, komedia “Shumë Pak Vrasës” do të vihet sërish në skenë më 29 nëntor në Teatrin “Skampa”, ndërsa prej 1 dhjetorit do të udhëtojë drejt qyteteve të tjera të vendit në mënyrë që të ndaj artin e vet edhe me pjesën tjetër të Shqipërisë. /TemA