Big Brother u ka dhënë famë të gjithë të panjohurve që kanë marrë pjesë ndër vite. Disa mbahen mend përshembull fitimtarët, janë ata që përfituan morën famë e vazhdojnë të punojnë si rasti Arjon Muça, Bjordi Mezini, Adelaja, Por kësaj here formati i BB VIP mblodhi brënda një shtëpie të gjithë personazhet shqiptar që nuk po arrinin të kishin vëmendjen nëpërmjet profesionit si Einxhel që ishte harruar, Sabiani, Ilir Shaqiri, Paloma po ashtu e shumë të tjerë veç Fifit, Donaldit Arjolës që kishin ndonjë emision lart e poshtë.
Të gjithë fituan famë momentale shumë shpejt ama jo të gjithë ditën ta mbajnë.
Donald Veshaj, Fifi, Arjola Demiri, Beniada Nishani, Ilir Shaqiri,Monika Lubonja, Sabiani Einxhel Shkira, Dagz, PM, Antonela Berisha, Sarah Berisha janë emrat që përvec se vazhduan karrierën më fort se kurrë, vazhdojnë ende të qarkullojnë nëpër portale e të ftohen në emisione duke arritur miliona klikime. Pra ja panë lezetin e sigurisht e gjitha kthehet në marketing e leku letër nga Instagrami.
Por kemi dhe ata të tjerët që siç u futën, dolën e u harruan shpejt. Sheila Haxhiraj është përpjekur deri diku me nja dy këngë por kur nuk e ke yllin në ballë nuk e ke. Paloma vazhdon bë vend numuro, Kledi Hysa mirë që poqi Fifin me Adisin se vetë s’dihet nga bëhet. Elhaid Cufi, eha as dihet nam e nisha! Pastaj pesshja e fundit që u fut Xheisara, Tan Brama, Arbër Sulstarova (e nja dy që si mbajmë mend fare) nuk dihet ç’bëjnë thjesht fama s’është për ta. Në këto emra e ndonjë tjetër që është strukut në qoshen e errët të shtëpisë vlen fiks shprehja: i hëngrën peshqit e mëdhenj.
Nuk i la Bora Zemani të ngrinin kokë, Bora thamë? Po ç’lidhje ka Bora se na bëri kokën lëmsh, e kishim fjalën për Donaldin me shokë.
Pra për ta mbyllur, jo ç’do kush mbijeton hidhuni përpjetë sa të doni!