Gara per vendin e pare ne grupin B te kategorise se dyte eshte bere shume e bukur. Aty ku Pogradeci dhe AF Elbasani janë “kokë më kokë” ne gare per vendin e pare qe i çon direkt nje kategori me lart.
Të dyja skuadrat kanë zhvilluar një sezon të shkëlqyer deri më tani, duke koleksionuar 10 fitore dhe 2 barazime në 12 javë kampionat. Pogradeci dhe AF Elbasani janë në kuotë të barabartë pikësh (32), por aktualisht në krye qëndrojnë liqenorët pasi kanë golavarazh më të mirë.
Duket se dilema e madhe se kush do të ngjitet direkt në Kategorinë e Parë do të marrë fund të dielën, pasi në orën 13:00 në “Elbasan Arena”, dy skuadrat do të masin forcat në një përballje direkte, që vlen sa një sezon. Sfida e parë në Pogradec ka përfunduar në barazim, prandaj ai që fiton të dielën do të hidhte një hap të sigurt drejt objektivit madhor, sepse takimet direkte janë ato që vendosin se kush qëndron më sipër në renditje, prandaj sfida e së dielës vlen më shumë se tre pikë.
Elbasanasit qe drejtohen nga Gentian Stojku do te kerkojne te marrë suksesin e radhës, një sukses që vlen dyfish përballë një rivali direkt si Pogradeci. Fitorja vlen vendin e parë në renditje, madje më shumë se aq, prandaj vendasit presin që stadiumi i tyre te jete i mbushur me tifoze.
Por nga ana tjeter fitoren do ta kerkoje edhe Pogradeci, skuader e drejtuar nga trajneri shkodran Sameul Nikaj. Ky i fundit ka bere nje pune shume te mire me liqenoret dhe tashme pret ta kurorezoje me arritjen e objektivit, ngjitjen nje kategori me lart.
Perveçse nje “beteje” ne fushe ne mes lojtareve te te dy ekipeve, kjo ndeshje do te jete edhe nje “duel” i vertete ne mes dy trajnereve, Gentian Stojku dhe Samuel Nikaj. Ky i fundit ka treguar se eshte “strateg” per ngjitjen e ekipeve nje kategori me lart dhe prandaj do synoje ta mund rivalin e tij edhe kete here./SHKODRA-SPORT.CO