Në “Elbasan Arena” ditën e dielë do të luhet një përballje kampionësh. Elbasani do të presë në Egnatian për të bërë mes tyre llogaritë e javës së 6-të të Superiores.
Verdheblutë janë kampionët e Kategorisë së Parë, ndërsa rrogozhinasit janë kampionët aktualë të Superiores. një duel mjaft interesant mes dy skuadrave që do të luftojnë ‘dhëmbë për dhëmb’ për 3 pikët.
Për këtë takim, Roberto Bordin nuk ka humbur kohë dhe ka nisur menjëherë përgatitjet. Trajneri i ka zbritur ekipin në fushë për të zhvilluar stërvitjet. Për sfidën e së dielën janë 3 lojtarë që shqetësojnë stafin e skuadrës.
Arsen Kasa, Edon Hasani dhe Ze Gomesh kanë porbleme fizike dhe mbetet të shihet gjendja e tyre.
Stafi shpreson që të 3 futbollistët të jenë të gatshëm për Egnatian, por deri ditën e djeshjes është stafi mjekësorë që do të thotë fjalën e fundit.