Këngëtari i njohur nga Shqipëria, Sabian Medini, cshtë rikthyer me projekt të ri muzikor. “Tradhtare” mban titullin kënga, të cilën e solli për publikun menjëherë pas daljes nga Big Brother VIP. Teksti dhe muzika është realizuar nga Petro Xhori, gjersa për ‘beat’-in është kujdesur Xhumill.
Këngën e kompletuar tani mund ta gjeni tani në kanalin zyrtar të artistit në YouTube. Fansat e përgëzuan mjaft shumë për këtë projekt të ndjerë, duke i dhënë komente pozitive nga më të ndryshmet.
Ky projekt i Sabianit vjen pak ditë pas largimit të tij nga spektakli BB VIP, në të cilin qëndroi për më shumë se 50 ditë. Teksa po qëndronte në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, autori i “Show Biz 2” rrëfeu detaje e gjëra të mëdha nga jeta e karriera profesionale.
Sabiani ka folur me një konfuzitet të madh dje në Fun Club duke treguar se mbështetja e madhe që po i jep publiku nuk po i dëshmon votat për ta eliminuar. Sabiani tha se po pranon mesazhe të pafundme se e kanë përkrahur shumë gjatë kohës sa ka qenë brenda por ashtu edhe jashtë.
Me një fjalë këngëtari tregoi se ka dyshime se mbase e nxori vet produksioni. “Nuk kam parë as videot më thënë të drèjtat. Kam parë pak në “Instàgràm”. Jam pak kónfuz, se më priten shumë mirë këtu jashtë, ku brenda më është sèrvìrur ndryshe. Pròblèmi është se kam mbështetje të madhe jo vetëm në rrjètet sòcìale. Nuk kam màrrë një vendim énde për të folur. Është një eksperiencë e re. Momentalisht publiku më mbështet shumë.
Kam 21 vite kàrrìerë të suksesshme dhe nuk kam pasur kùrrë kaq mbështetje”, tregoi Sabiani. Ai foli edhe për miqësinë me Ilirin dhe tha se do e mbështesë deri në momentin që do të dalë nga shtëpia. Ndër të tjera, ai tregoi se ata të dy kishin vendosur që nëse njëri do të dilte, tjetri do të vazhdonte rrugëtimin.