FOTO ARKIVA

Tṙagjedi në Gramsh. Dy pjesëtarë të së njejtës familje humbin jetën nga Covid brenda 24 orëve.

Dy pjesëtarë të një familjeje në Gramsh kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit të ri COVID 19. Sipas informacioneve për Report Tv, vjehrra, nusja dhe bashkëshorti i kësaj të fundit kanë rezultuar me Covid19. Ditën e djeshme është ndarë nga jeta vjehrra 87 vjeçare, ndërsa sot ka humbur jetën edhe nusja 55 vjeçare. Mësohet se në gjendje të rëndë ndodhet edhe bashkëshorti i 55 vjeçares.

Ministria e shëndetësisë gjatë ditës së sotme, raportoi për 4 raste të reja në Gramsh, gjatë 24 orëve të fundit.  Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin tonë janë infektuar  164 persona të tjerë. Ndërkohë ministria e shëndetësisë ka bërë të ditur se po gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 3 persona të cilët prej disa ditësh vuanin nga Covid-19.

Një mësues 47 vjeçar nga Pogradeci, pa sëmundje bashkëshoqëruese, pas 12 ditësh në terapi intensive në spitalin Shefqet Ndroqi, nuk e fitoi dot betejën me COVID19. Edhe një 78 vjeçar nga Fieri dhe një 87 vjeçar nga Gramshi kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve dhe infermierëve. I shprehim ngushëllimet familjarëve. – thuhet në mjoftimin zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë.