Surprizat e motit, malet e Librazhdit zbardhen nga bora në prag të verës (Foto)

Ulja e temperaturave gjatë ditës së sotme ka sjellë dhe reshje dëbore në Shqipëri, çka është e pazakontë për stinën në të cilën ndodhemi pasi edhe pak ditë dhe hyjmë zyrtarisht në stinën e verës. Ulja e temperaturave ka sjellë dhe reshje dëbore në malet e Çermenikës në zonën e Librazhdit.

Shebeniku, një nga perlat dhe destinacionet më të bukura Shqiptare, ku mund të frekuentohet në çdo stinë, mbulohet sërisht me dëborë.