Është publikuar rezultati i numërimit të votave për njësinë 10 në Tiranë, ku për herë të parë në të gjithë vendin u aplikua votimi dhe numërimi elektronik. Rezulton që PS ka marrë më shumë vota se forcat e tjera, 6007 vota ndjekur nga PD 4550 dhe më pas LSI me 628.
Por, ajo çfarë bie në sy në numrin e votave të marra është se kryetari i PD-së, Lulzim Basha renditet i dyti me 492 vota. Ndërsa kandidati i PD me më shumë vota në këtë njësi është, Agron Shehaj me 525 vota.
Kandidatë të tjerë që kanë pothuajse të njëjtat vota me kryetarin e PD, janë edhe Oriela Nebijaj dhe Dashamir Shehi.