Surpriza brenda PS/Deputeti Florenc Spaho më i votuari pas Taulant Ballës.

Edhe pak orë na ndajnë nga zgjedhjet e përgjithshme parlamentare dhe ajo çka bie në sy është se kalkulimet brenda partive do të vazhdojnë deri në minutën e fundit. Jo pak e nxehtë ka qenë situata në qarkun e Elbasanit ku duket se partitë kryesore i kanë ashpërsuar tonet mes tyre.

Gjithsesi dita e sotme ka nisur e qetë për qarkun e Elbasanit dhe shpresojmë që kështu të shkojë edhe ditën e zgjedhjeve, një ditë që shumë parti e quajnë ditë feste për demokracinë.

Por në kampin socialist duket se ka patur një surprizë për vetë socialistët, pasi në një sondazh të zhvilluar javën e fundit, deputeti i cili ka marrë më shumë vota pas Taulant Ballës ka qenë Florenc Spaho.

Spaho është ndër figurat e reja në Partinë Socialiste dhe është shumë i njohur në qarkun e Elbasanit pasi prej shumë vitesh ushtron aktivitetin e tij si mjek fizioterapist, duke u ardhur në ndihmë shumë njerëzve. Gjithashtu prej viti 2015 është asistent/pedagog në Fakultetin e Shkecave Mjekësore Teknike, në universitetin “Aleksandër Xhuvani”.

Prej vitit 2016 drejton Departamentin e Psicomotricitetit pranë Qendrës Shqiptare për Integrimin e Njerëzve me Nevoja të Veçanta dhe këtë kontribut e jep vullnetarisht.

Përtej eksperiencave profesionale dhe akademike në fushën e fizioterapisë, ka përfunduar studimet në Universitetin Mjekësor të Tiranës, dega Mjekësi e Përgjiththshme.

Gjithashtu Deputeti Spaho ka qenë shumë aktiv gjatë fushatës e cila u mbyll dje dhe figura e tij u ka rikthyer besimin shumë njerëzve se ky vend ka njerëz të cilët e duan dhe punojnë fort për ta ndërtuar dhe për ti sigurar qytetarëve të tij mirëqënie dhe siguri. Kryetari i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste Taulant Balla shpesh e ka prezantuar Spahon si deputetin e vetëm, i cili ka lidhje të drepërdrejtë me komunitetin.

Florenc Spaho kandidon nën siglën e Partisë Socialise dhe mban numrin gjashtë ne fletën e votimit.