Monday , July 14 2025

Sulmuesi që i dha lamtumirën Elbasanit nuk ndalet me ekipin e ri, vjen goli i katërt në 3 ndeshje në kampionat

Amarildo Gjoni është kthyer në protagonistin e kampionatit moldav të futbollit me fanellën e Sherif Tiraspol që në javët e para të tij, duke shënuar me një rregullsi mbresëlënëse. Sulmuesi i cili i dha lamtumirën Elbasanit në fundin e sezonit që sapo u mbyll, po shkëlqen me ekipin moldav, teksa sot ka shënuar golin e tij të katërt në vetëm 3 ndeshje të luajtura në kampionatin e ri.

Në ndeshjen ndaj Balti, atij iu deshën vetëm pak minuta për të tundur përsëri rrjetën me skuadrën ky është kthyer në bomberin kryesor të ekipit. Gjoni përfitoi nga një vendosje e gabuar e mbrojtjes për t’iu shmangur pozicionit jashtë loje dhe për të dërguar topin në rrjetë.

Në dy ndeshjet e mëparshme të tij me fanellën e Sherif në kampionat, ai kishte shënuar 3 gola të tjerë duke e çuar totalin e tij në katër dhe duke qenë tashmë kryesues i renditjes së golashënuesve të kampionatit që në javët e para të tij.

PANORAMASPORT.AL