Ka shkuar në katër numri i të vrarëve nga të shtënat me armë në drejtim të një autobusi në fshatin Gllogjan. Në vend të ngjarjes kanë vdekur shoferi dhe fatorino i autobusit, ndërsa më vonë, si pasojë e plagëve, edhe dy të rinj, të lindur në vitin 2003 dhe 2004.
Dy të plagosurit e tjerë adoleshentë ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
“Rreth orës 19:00, Policia është njoftuar se në fshatin Gllogjan ka pasur të shtëna me armë zjarri në drejtim të një autobusi. Me këtë rast, Policia është në dijeni se dy persona kanë pësuar lëndime. Policia është në vend të ngjarjes dhe duke e hetuar rastin”, – bën me dije policia.