Mbrëmja e sotme në Teatrin “Skampa” solli një atmosferë të veçantë me premierën e shfaqjes “Erashka”, projekt i Qendrës së Artit, që u prit me duartrokitje të gjata nga publiku.
Salla u mbush me të rinj gjimnazistë, prindër dhe artdashës të qytetit, të cilët shijuan plot humor dhe energji interpretimin e nxënësve, duke treguar se Elbasani ka një brez të ri plot talent e pasion për artin skenik.
Ky projekt synon të zbulojë e të promovojë talente të reja, duke i përfshirë të rinjtë më shumë në jetën artistike të qytetit.
“Erashka”, komedi e autorit italian Carlo Goldoni, e sjellë me regji të Fjorela Mirditës, do të vazhdojë të jepet në skenën e Teatrit “Skampa” më datat 19, 20, 21 dhe 22 Shtator, ora 18:00.