I befasishëm ishte lajmi për largimin e Nevil Dedes. Elbasani njoftoi mesditën e djeshme se palët kanë ndarë rrugët mes tyre dhe në këtë mënyrë nuk do të vazhdojnë bashkëpunimin për sezonin e ri.
Kështu seanca e parë stërvitore që ishte programuar të zhvillohet pasdite u bë pa Deden. Ekipi gjithsesi zbriti në fushë, teksa u drejtua nga ndihmësit e 49-vjeçarit.
Hektor Idrizaj dhe Eriol Merxha kanë drejtuar seancën e parë stërvitore, duke nisur kështu edhe përgatitjet për sezonin e ri. Dyshja do të jenë në krye të skuadrës derisa drejtuesit të gjejnë timonierin e ri.
Mbetet të shihet se kush do të marrë në odrë “frenat” e verdhebluve në Superiore, ku drejtuesit synojnë të jenë protagonistë në elitë.