Spiunë në stadium, VAR-i e bën legjendë. Çfarë nuk panë tifozët në fushën e lojës gjatë ndeshjes Egnatia-Elbasani

Nga atmosfera në tribuna te tensionet në fushë, sfida mes Egnatias dhe Elbasanit nuk dhuroi vetëm emocione sportive, por edhe shumë momente interesante jashtë lojës. Ja disa nga pikantet që spikatën në këtë përballje dhe serviren nga “Panorama Sport”.egnatia-elbasani-Kjo gjysmëfinale e parë tërhoqi vëmendjen e një numri të konsiderueshëm spektatorësh, me afro 2500 të pranishëm në stadium. Si gjithnjë, nuk mungoi as prania e tifozëve miq nga Elbasani.

-Alijev u përpoq të fitonte disa centimetra nga rivënia anësore, por asistenti Doda i tërhoqi vëmendjen dhe e urdhëroi ta ekzekutonte rivënien në vendin e duhur.

-Loukili, pasi ndërhyn ndaj Grudës, qëndron për t’u interesuar për gjendjen e tij, por Grimci i bën me shenjë që të largohet.

-Në minutën e 43-të, Lilë dhe Albaneze nuk i mbajnë nervat dhe shtyhen mes njëritjetrit, duke detyruar arbitrin kryesor t’u tërheqë vëmendjen.

-Gvozdenoviç humbet durimin gjatë momentit kur po kontrollohej nga VAR goli i Ze Gomes për pozicion të dyshuar jashtë loje. Në kampin elbasanas ishin të bindur se goli ishte i rregullt dhe nuk kërkonte kaq shumë kohë verifikimi.

-Tandilashvili mban topin pas golit të barazimit, duke shpresuar për një anulim për pozicion jashtë loje. Megjithatë, arbitri i bën me shenjë që loja duhet të rifillojë nga qendra, pasi goli ishte akorduar.

-Nuk mungojnë “spiunët” në stadium për të ndjekur Elbasanin. Trajneri i Partizanit, Oltijon Kërnaja, ishte i pranishëm për të studiuar kundërshtarin e radhës në kampionat.

-Edhe autorët e golave, Sota dhe Ze Gomes, patën një përplasje mes tyre pas një dyluftimi gjatë lojës.

VLADIMIR MEMA-PANORAMASPORT.AL