Spitali vatër infektimi në Elbasan edhe një polic i prekur nga Covid-19. Detaje

Spitali rajonal i Elbasanit vazhdon të jetë vatër active e covid 19. Në 24 orët e fundit nga testimet e kryera, në Elbasan kanë rezultuar pozitiv 5 persona mes të cilëve edhe një fëmijë 4 vjeç, por edhe një mjek në repartin e neonatëve, pranë gjinekologjisë në Elbasan. Shkon në këtë mënyrë në 6 numri I të prekurve në bluzat e bardha në spitalin Rajonal të Elbasanit, mes të cilëve një mjek, 4 infermiere dhe një punonjëse pastrimi.

Por ndërkohë raste të reja gjenerohen gjithashtu në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Elbasanit ku deri tani 2 policë rezultojnë të prekur.

Shkon në 33 numri i personave aktivë në Elbasan duke bërë që shifra të jetë gjithnjë e në rritje dhe të kthehet në fenomen shqetësues në kohën që qytetarët gjithnjë e më tepër janë neglizhentë përsa I përket masave të sigurisë.

Ndër personat e tjerë të prekur në 24 orët e fundit janë edhe familjarët e një mjeku i cili detyrën e tij e ushtron në Sarandë, por është nga Elbasani.