Friday , May 16 2025

Sot Samiti evropian në Tiranë, 1500 punonjës policie në terren! Ja akset rrugore që do të BLLOKOHEN

Ditën e sotme Tirana do të jetë kryeqendra e Evropës, pasi do të mirëpresë Samitin e Komunitetit Politik, që sjell në kryeqytetin shqiptar 53 liderë evropianë, përfshi presidentë, kryeministra dhe institucione, si Bashkimi Europian, NATO dhe OSBE.

Për këtë arsye, Policia e Shtetit ka marrë masat e duhuara që ky Samit të shkojë qetë dhe pa incidente. 1500 punonjës policie janë në terren ditën e sotme për mbarëvajtjen e Samitit.

Përgjatë perimetrit të sheshit “Skënderbej” rreth 600 efektivë policie do të ruajnë delegacionet e nivelit të lartë të lidërve evropianë.

Gjithashtu Policia e Shtetit ka zbuluar edhe rrugët që janë të bllokuara këtë të premte.

Njoftimi i policisë:

1500 punonjës policie nga të gjitha strukturat që përfshijnë Antiterrorin, policinë rrugore, të krimeve dhe rendit, por edhe të policisë bashkiake të Tiranës do të jenë në terren për mbarëvajtjen e samitit. Përgjatë perimetrit të sheshit “Skënderbej” rreth 600 efektivë policie do të ruajnë delegacionet e nivelit të lartë të lidërve evropianë.

Garda dhe SHISH do të ketë agjentë të shumtë për të vëzhguar përveç terrenit edhe rrjetet sociale, nëse do ketë thirrje për destabilitet. Po ashtu në të gjitha pikat kufitare janë dërguar të gjitha fotot e personave që dyshohet se kanë prirje ekstremiste të mos lejohen të futen në vendin tonë. Sa i përket sigurisë së personaliteteve në vendin tonë ndodhen edhe ekspertë të huaj të cilët kanë asistuar ndihmën e tyre në shoqërimin me eksortë të personaliteteve të huaja nga Rinasi deri në zonën e sheshit ku do mbahet samiti.

Në terren ndodhen edhe grupet anti-eksploziv që vëzhgojnë rrugët kryesore dhe kanë në mbikëqyrje gjithë perimetrin e sigurisë.