Sot mbushet një vit nga ndarja nga jeta e ish-nënkryetarit të bashkisë së Elbasanit, Ervin Saraçi. Ervin Saraçi humbi jetën në moshën 37-vjeçare. Saraci ishte një nga drejtuesit e mirënjohur në sektorë të rëndësishëm të bashkisë së Elbasan. Ai kishte mbaruar studimet për gjuhën Frenge në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” dhe kishte kryer Masterin për Shkencat politike në Belgjikë.
Gjatë periudhës 2006-2007 ishte mësues i gjuhës Frenge në Shkollën e Mesme të Përgjithshme në Peqin dhe në periudhën 2011 -2013 ishte drejtor i i kabinetit të Kryetarit të bashkisë Elbasan.
Në vitin 2013-2015 u emerua drejtor i drejtorisë së Kujdesit Social po në bashkinë Elbasan e më pas u rrit në detyrë, duke zënë postin e nënkryetarit të bashkisë.
Ai kishte hobe edhe alpinizmin dhe sportet. Por mbi të gjitha ai ishte një njeri mjaft i dashur dhe gëzonte respekt të gjerë.
Sot, në 1-vjetorin e ndarjes familja, shokët dhe miqtë kujtojnë me nderim djalin që dha aq shumë dashuri e mirësi për këdo.