Skënder Brataj jep lajmin që prisnim të gjithë: Ja cfarë pritet të ndodhë ditët në vijim

Kreu i Urgjencës Kombetare, Skënder Brataj, teksa ka komentuar situatën e Covid në vendin tonë, është shprehur se në ditët në vijim mund të kemi përsëri lehtësim masash. “Mund të ketë lirim masash edhe në javët e ardhshme” tha ai në një intervistë për ABC news.

Ai nuk e përjashtoi dhe një rritje të lehtë të infektimeve në fund të muajit prill sipasojë e grumbullimeve në fushatën elektorale.

“Zbatimi i masave, që do të jenë në organizimin e qendrave të votimit nuk mendoj se do të rrisin rrezikun e rritjes së infeksioneve.

Ndoshta do të ketë një rritje në fund të muajit, fillim të majit për arsye të përhapjes së infeksioneve, fatin e mirë dhe të keq edhe të zgjedhjeve që po bëhen, ka shumë raste kur nuk po respektohen rregullat. Por nuk do të jetë në asnjë mënyrë si vala e parë dhe e dytë që kaluam”.