Arian Karina në fshatin Gjocaj, Peqin prej 9 vitesh kultivon pemëtari në 2 hektarë tokë, me fokus tek prodhimi i nektarinave, pjeshkëve, ullinjve dhe kajsive.
Prodhimi i tij shkon si në tregun vendas, ashtu edhe në eksport duke kontribuar në zhvillimin e ekonomisë familjare dhe zonës përreth.
Si përfitues i Skemës Kombëtare të Investimeve, Ariani ka marrë mbështetje financiare nga Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural për blerjen e një traktori dhe pajisjeve ndihmëse, që kanë përmirësuar ndjeshëm proceset e punës në fermë.
AZHBR ndau sot në rrjetet sociale historinë e tij, ndërsa vetë Ariani tregon se, procesi i aplikimit pranë AZHBR ishte i thjeshtë dhe i shpejtë dhe brenda një kohe të shkurtër u shpall fitues, lidhi kontratën dhe bleu traktorin dhe agregatët për punë të mekanizuar në fermë.
AZHBR thekson se, mbështetja përmes Skemës Kombëtare po kontribuon në modernizimin e fermës, duke lehtësuar dhe përshpejtuar punën me mekanikën bujqësore.