Skandali i radhës në Bashkinë Tiranë/Organizon shfaqje nudiste dhe rituale satanike për fëmijët.

Pas arrestimit të drejtorëve të akuzuar për korrupsion në Bashkinë e Tiranës një tjetër skandal ka përfshirë këtë institucion që përveç korrupsionit tashmë kërkon të ndërhyjë në psikikën e fëmijëve dhe ti çedukojë ata duke u ofruar pamje nudo, duke promovuar transseksualizmin, dhe satanizmin me rituale demonike.
Skandali i mbrëmshëm ka shqetësuar jo pak prindërit të cilët janë lajmëruar nëpër shkollat e Tiranës se do të ketë shfaqje për fëmijë në Liqenin Artificial.
Për këtë shfaqe të turpshme ka reaguar edhe pastori Akil Pano i cili mes të tjerash u ka bërë thirrje prindërve që të mos marrin pjesë në eventet që po organizon bashkia pasi janë shumë të rrezikshme për fëmijët.

Reagimi i plotë i pastorit:

Rituali satanist i lakuriqësisë në Tiranë.
Nga mesi e poshtë mashkull me gjenitalet zbuluar. Nga mesi e lartë femër me gjoks jashtë. Mbi kokë me brirë si djall.

Kjo është pamja e ‘qenies’ transgjinor/ transseksual në shfaqen e organizuar mbrëmë për fëmijët e Tiranës tek liqeni artificial.

Bashkia Tiranë ka dhënë lejen për zhvillimim e kësaj shfaqje demonike, degjeneruese të rrezikshme për fëmijët dhe familjet në Tiranë.

“We are coming for your children” po vijmë për fëmijët tuaj – titulli i këngës së korrit gay që publikuam dy vite më parë, tashmë është bërë realitet me ndihmën/organizimin e Bashkisë Tiranë. Ideologjia gjinore po u mësohet fëmijëve në parkun kombëtar.
Feshkulli (mashkulli/femër) paraqitet si djalli me brirë në natën e errët të qytetit tonë.

Idea bazë:

Mashkulli mund të jetë femër, femra mund të jetë mashkull, por mund të jetë dhe mashkull/femër në një trup në varësi të ndjenjave. Qenia mund të jetë dhe në një tranzicion që nuk përfundon, mund të jetë dhe me gjini të papërcaktuar.
Arkitekti i kësaj bote të errët, konfuze, dekonstruksioniste paraqitet tek brirët e qenies lakuriq në këtë shfaqe për fëmijë dhe të rritur në Tiranë.

Padyshim që nuk ndodhet rastësisht në një barkë!!! Në një arkë/barkë ndodhej familja e Noeut që i mbijetoi përmbytjes së madhe dhe nga barka projektuan dhe nisën udhëtimin e ri drejt botës së re!

Nga barka kjo qenie ‘thërret’ fton njerëzit në një udhëtim të ri, drejt botës së re, botës pa gjini, ose me shumë gjini, pa babë dhe nënë, në vend të tyre; prindi1, prindi2 dhe 3. Thirrja i drejtohet fëmijëve dhe prindërve të hyjnë në botën pa konvencione, botën me një fjalor të ri dhe tualete të përbashkëta. Në botën e ‘burrave me fustan’ dhe lipstick që duan t’i lexojnë tregimet fëmijëve tanë në kopshte dhe shkolla. Në botën e martesës së burrit me burrë dhe gruas me grua…. Etj…etj!

Nga komentet e prindërve në faqen e JOQ shoh se janë bërë njoftime në çerdhet dhe kopshtet e Tiranës për pjesëmarrje të fëmijëve në këtë aktivitet. Sërish me ndihmën e Bashkisë.

Qytetarë të Tiranës!

Mbajini fëmijët dhe veten larg “festave” që Bashkia me lëvizjen Woke organizon këtë muaj.

Ambasadat e vendeve të huaja në Shqipëri; qëndroni larg fëmijëve dhe familjeve Shqiptare. Kulturalizimin dhe edukimin e fëmijëve Shqiptarë e bëjnë vetëm Shqiptarët. Edukoni dhe mbroni fëmijët dhe familjet e vendeve tuaja, në vendet tuaja.

I bëj thirrje Ministrit të Brendshëm, Institucionit të policisë së shtetit të marrë masa të menjëhershme siç e parashikon ligji ndaj personave përgjegjës, për shfaqet nudiste, sataniste, shfaqet të cilat shpërfaqin kundërkulturë dhe janë të turpshme në publik. #koalicionishqiptar