Skandali i pagave, rrefehet Gent Zenelaj: Kolegët e mi kanë makina shumë të shtrenjta, unë jo

Pas daljes së skandalit të të dhënave, ku dolën zbuluar pagat, numrat e telefonit dhe targat e makinave të shqiptarëve, ka reaguar edhe aktori Gentian Zenelaj.

Zenelaj e ka konsideruar si një leksion dhe ka vënë re që kolegët nuk tatohen. Ai priste që qytetarët të protestonin për këtë çështje, por sipas tij kjo nuk ndodh.

“Mora një leksion shumë të mirë se ajo rroga ime që tatohet aty është 20 % dhe vura re që ka kolegë që nuk tatohen dhe kanë makina shumë të shtrenjta. Të betohem që nuk e kam marrë si link fare. Ishte një moment që njerëzit të protestonin, po njerëzit nuk protestuan”, tha Zenelaj.

Kujtojmë se këto skandale të njëpasnjëshme janë pasqyruar në medie, në disa raste edhe duke shkelur etikën me publikimin e emrave që ndodheshin në këto lista./albeu.com/