Skandali i “Big Market” që është bërë viral në rrjet. Reagimi i Imamit të Xhamisë së Pashës në Elbasan. “Elsa bëhu e fortë, dhe llogaritë bëji me Zotin jo me njerëzit”

Prej ditësh në rrjetet sociale njerëzit janë bërë bashkë për të reaguar ndaj veprimit rracist dhe bullizimit që i është bërë një vajze të besimit islam. Elsa pasi ka kryer intervistën në filian e “Big Market” në Shkodër dhe ka marrë përgjigje pozitive për të filluar punë është refuzuar nga pronari i madh i rrjetit “Big Market” për shkakun e vetëm së është me shami.

Pas këtij veprimi absurd dhe fyes për një komunitet të tërë, mijëra qytetarë kanë reaguar në rrjetet sociale me hashtagun BOJKOTOBIGMARKET. Ky vendim i marrë në vitin 2022 tregon se akoma ekzistojnë njerëz të cilët vlerësojnë në bazë të besimit fetar apo paraqitjes dhe jo në bazë të aftësive.

Imami i Xhamisë “Pashë” në Elbasan i është bashkuar mijërave njerëzve me këtë reagim në faqen e tij zyrtare në facebook.

Elsa, nje vajze me shami nga qyteti i Shkodres, e cila kishte fituar te drejten per te punuar ne kompanine e rrjetit te supermarketeve Big Market pas nje interviste te bere ne filialin e kompanise ne qytetin e Shkodres, bullizohet nga Pronari i madh i rrjetit te supermarketeve i cili me te marre vesh se nje vajze me shami do te punesohet ne kompanine e tij ka dhene urdher te prere “Asnje vajze me shami nuk mund te lejohet ne ambientet e punes”.

Absurditeti dhe çmenduria qendron ne faktin se pronari i madh refuzon Elsen jo per shkak se ajo eshte e paafte te kryeje ate detyre, pasi Elsa eshte ekselente dhe ka nje CV te pasur ne profesionin e saj, dhe kishte fituar te drejten te punesohet ne ate kompani pasi kishte kaluar testin e duhur, por sepse ajo eshte besimtare dhe per shkak te besimit te saj mban shami.

Une ndjehem i fyer dhe zhgenjyer qe ne shoqerine tone ende ekziston nje mentalitet i tille prapanik, mentalitet qe vlereson paraqitjen dhe nenvlereson aftesite, per rastin e Elses edhe i indinjuar, duke qene se bullizmi ka cenuar gjene me te shtrenjte te njeriut, besimin.

I bej thirrje te gjithe qytetareve t’i pergjigjen pronarit te madh te Big Marketit me te njejten monedhe, duke bojkotuar produktet e rrjetit te supermarketeve Big Market ne te gjithe Shqiperine, qe ta provoje edhe ai se çdo te thote te bullohesh.

Kete thirrje ia bej edhe institucioneve fetare ne vend, dhe te gjithe imameve.

Nqs ndani te njejtin mendim me mua atehere hytbja e te premtes se ardhshme t’i dedikohet ketij fenomeni.

Le ta bojkotojme rrjetin e supermarketeve Big Market derisa pronari i madh te kerkoje ndjese publike dhe Elsa te rifitoje vendin e saj te punes.

Elsa behu e forte, dhe llogarite beji me Zotin jo me njerezit, kjo nuk eshte sprova e fundit qe do te hasesh ne nje bote te permbysur vlerash.