Një situatë shqetësuese paraqitet në aksin rrugor Librazhd–Peshkopi, ku deri më tani nuk është marrë asnjë masë për pastrimin apo kriposjen e rrugës, pavarësisht reshjeve të dëborës dhe ngricave të ditëve të fundit.
Si pasojë, qarkullimi në këtë segment mbetet tejet i vështirë dhe i rrezikshëm, duke lejuar kalimin vetëm të automjeteve të larta tip foristradë, dhe edhe këto vetëm me përdorimin e zinxhirëve.
Mungesa e ndërhyrjes nga institucionet përgjegjëse ka rritur pakënaqësinë e drejtuesve të mjeteve dhe banorëve të zonës, të cilët kërkojnë reagim të menjëhershëm për garantimin e sigurisë rrugore dhe vijueshmërisë së lëvizjes.
Ndërkohë, një segment i kësaj rruge, konkretisht ai që lidh qytetin e Librazhdit me Fushë Studen, qendrën e Njësisë Administrative Steblevë, është hapur falë ndërhyrjes së ASHP të Bashkisë Librazhd.
Ky veprim ka mundësuar lehtësimin e përkohshëm të lëvizjes për banorët e zonës, duke shmangur izolimin e tyre.
Autoritetet lokale dhe drejtuesit e mjeteve apelojnë për ndërhyrje urgjente nga institucionet përgjegjëse, në mënyrë që aksi Librazhd–Peshkopi të bëhet i kalueshëm dhe i sigurt për të gjithë përdoruesit e rrugës./vizionplus.tv
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.