Trajneri Ivan Gvozdenoviç ka kërkuar afrime në të gjitha repartet e fushës. Ai është i vetëdijshëm se skuadra ka nevojë për rritje cilësore dhe sasiore, ndaj ka bërë të qartë se kërkohen përforcime që nga mbrojtja, mesfusha dhe deri në fazën ofensive.
Sipas tij, për të përballuar ritmin dhe nivelin e Kategorisë Superiore, grupi aktual ka nevojë për plotësim me lojtarë me përvojë dhe nivel të lartë.
Për këtë arsye, drejtuesit janë në kontakt me disa profile të ndryshme, duke analizuar me kujdes çdo alternativë që mund t’i përshtatet filozofisë së lojës që kërkon trajneri.
Gvozdenoviç synon një skuadër të balancuar, me alternativa në çdo pozicion, për të mos qenë i varur nga mungesat apo dëmtimet gjatë sezonit të gjatë dhe të ngarkuar që e pret Elbasanin në elitë.
PANORAMASPORT.AL