Elbasani do të zbresë në fushë ndaj Dinamos pa një nga lojtarët më të rëndësishëm të prapavijës, kapitenin Bruno Lulaj. Mbrojtësi qendror, që është njëkohësisht edhe lideri i skuadrës, mungon si pasojë e kartonit të kuq të marrë në derbin e fundit me Egnatian, duke lënë një boshllëk të ndjeshëm në vijën e pasme të verdhebluve. Megjithatë, stafi teknik shpreson të marrë lajme të mira nga infermieria, ku pritet të rikuperohet të paktën një mes Ze Gomesh dhe Sigitas Olberkis.
Të dy kanë pasur probleme fizike, por rikthimi i tyre do t’i jepte më shumë stabilitet skuadrës për një sfidë të vështirë si ajo ndaj Dinamos. Një tjetër dilemë është edhe sulmuesi Ben Shimon, i cili gjithashtu vjen nga një periudhë dëmtimi. Elbasani ka nevojë për forcë në fazën sulmuese, dhe prania e tij do të ishte një armë shtesë për të kërkuar pikët në këtë përballje delikate.
PANORAMASPORT.AL