Në 14 tetor, Stop transmetoi rastin e 13-vjeçares Eleni Skënderaj, jeta e së cilës ishte në rrezik. Në 28 gusht, 13-vjeçarja u godit nga një kamion në Tiranë. Aksi.denti i rëndë e dëmtoi vajzën dhe organet e saj jetësore. Ajo kishte nevojë për trajtim të specializuar dhe një seri ndërhyrjesh.
Gjendja e Elenit ishte shumë e rëndë dhe duhet të shkonte në Turqi me avion mjekësor. ”Stop” dhe “Fundjavë ndryshe” mundësuan dërgimin e saj në spital në Turqi me një kosto 80 mijë dollarë. Sot Eleni është ngritur në këmbë dhe falenderon për jetën e re që iu mundësua.
Babai i vajzës: Quhem Edmond Skënderaj. Goca ime u aksidentua në Shqipëri nga një kamion. Gocës time iu dha ndihma e parë në Spitalin Ushtarak në Tiranë dhe ne e pamë të arsyeshme të lëvizim nga Spitali Ushtarak në drejtim të Turqisë. Ne kemi ardhur këtu, kemi 3 javë.
Na është ofruar një ndihmë shumë e madhe nga mjekët shumë të mirë, shumë të kulturuar. Ata kanë treguar një interes të veçantë për Elenin. Jemi shumë të kënaqur, ju falenderojmë të gjithëve. Ishalla Elenit një shërim sa më të shpejtë.
Eleni: Quhem Eleni Skënderaj. Vij nga Shqipëria, këtu në Turqi erdha për një mjekim më të mirë dhe falenderoj të gjithë doktorët dhe doktoreshat që më kanë qëndruan pranë në Turqi dhe në Shqipëri. Falenderoj dhe Fundjavën Ndryshe dhe të gjithë që kontribuan. I dua shumë të gjithë dhe i falenderoj nga larg.
Mjeku: Shpresojmë që në një kohë shumë të shkurtër t’i kalojë të gjithë shqetësimet që ka pasur kur erdhi në spitalin tonë. Shpresojmë që ta kthejmë në Shqipëri në një mënyrë sa më të mirë të mundshme./tvklan