Në një intervistë për revistën italiane Oggi, Alketa Vejsiu foli sërish dhe gjerësisht për ëndrrën e saj italiane. Midis shkronjave të vogla të fotove të postuara në Instagram, vihet re se moderatorja përmendi shkurtimisht edhe bashkëshortin, që ka qëndruar larg jetës publike.
“E kam njohur kur vendosa të blej një shtëpi për prindërit e mi, para njëzetë vitesh. Në atë periudhë, bëja dy punë për të përballuar garancinë për kredinë e shtëpisë. Ai ishte ndërtuesi i pallatit që kisha zgjedhur për ta. Lashë një takim, mbaj mend që u ulëm, ai hoqi syzet dhe unë pashë sytë e tij bojëqielli të jashtëzakonshëm. Për nëntë muaj, deri kur pagova këstin e parë, nuk ndodhi gjë, pastaj nisi historia jonë e mrekullueshme e dashurisë, historia e jetës sime,” tha Alketa kur u pyet mbi bashkëshortin.
Gjithashtu, shtoi se ai është heroi i saj. “Pafundësisht bujar,” përfundon ajo.
Nje koment
Pingback: 3platonic