Shtohen rastet e zjarrit në Elbasan, shkak janë…

Zjarret në banesa janë problematika me e madhe me të cilën përballen forcat zjarrfikëse në Elbasan gjatë periudhës së dimrit. Vetëm përgjatë muajit janar në këtë qytet u shënuan 4 raste të zjarreve nga të cilat humbi jetën edhe një e moshuar.

Periudha e dimrit rrit rrezikon për zjarret në banesa, pasi shumica e qytetarëve përdorin ngrohëse me korrent ose gaz, të cilat jo në pak raste janë bërë shkak për rënien e zjarreve në ambiente të brendshme.

Zjarret në banesë gjatë muajit Janar në Elbasan kanë qenë të shpeshta. Edhe pse reagimi i zjarrfikëses ka qenë i menjëhershëm fatkeqësisht një 75 vjeçare ka humbur jetën nga zjarri në banese, e cila jetonte e vetme dhe ishte e paralizuar. Ekipi i zjarrfikëses apelon qytetarët të kenë kujdes me pajisjet ngrohëse.

“Është e vërtetë që zjarret gjatë muajit Janar kemi pas në qytetin e Elbasanit, rreth 4 raste në banesa dhe disa shfaqe tjera zjarresh ai dhe djegie makinash. Do sygjeroja qytetarëve të jenë të kujdesshëm me mjetet ngrohëse, për arsye se janë në përdorim të gjerë dhe duhet kujdesi maksimal. Të mos i harrojnë ndezur kur dalin nga shtëpia plus edhe bombulat e gazit sidomos ato 5L, nuk janë të lejueshme të përdoren në ambientet e shtëpisë. I njëjti rast ishte edhe rasti i fundit që u dogj e moshuara 75 vjeç, mendoj që zjarri ka qenë nga një mjet ngrohës bombël gazi”-tha zjarrfikësi Agron Balla.

Forcat zjarrfikëse përballen shpesh me vështirësi gjatë punës së tyre. Distanca nga vendngjarje, trafiku, por edhe njoftimet me vonesë shpesh kanë rezultuar fatale.

“Vetë pozicioni fshati ku ndodhej ishte shumë larg nga qyteti, rruga ishte me lagështirë, mjeti shkoi deri në vend por njoftimi ishte në kohë të vonuar. E moshuara jetonte vetëm, kur e kanë parë komshinjtë zjarri ka qenë në çati. Do sugjeroja qytetarët që njoftimi të jetë sa me i shpejtë, sepse 1 minutë apo dy minuta shpëtojnë shumë gjëra”,-tha Agron Balla.

Unë e di që ju përballeni me raste të pafundme zjarresh, por a ka qenë ky rasti i fundit humbja e jetës se 75-vjeçares një nder rastet tuaja me të vështira?

 “Shumë rast i vështirë ka qenë sepse ndërtesa ishte e amortizuar, ishte një shtëpi e vjetër dhe ishte nder rastet më të vështira. Por puna jonë kjo është me vështirësi gjithmonë. “

Problematika është më e madhe për të moshuarit që jetojnë vetëm dhe vuajnë nga sëmundje të ndryshme.