Mobile

Shtohen gratë me kancer gjiri/ Elbasan, diagnostikohen 80 raste të reja në 8 muajt e parë të vitit

Elbasani është një ndër qarqet me numrin më të lartë të tumoreve. Rreth 80 gra janë diagnostikuar me kancer gjiri gjatë tetë muajve të parë të vitit. Mjekët flasin për shtim të rasteve në moshë të re dhe mbi 75 vjeçe.

Ndërgjegjësimi i grave për kryerjen e kontrolleve sipas mjekëve është rritur dhe kjo ka mundësuar kapjen e sëmundjes në faza të hershme të saj kur dhe trajtimi është më efikas.

Tetori muaji i sensibilizimit për kancerin e gjirit është në fundin e tij, por mjekët apelojnë që kontrollet  për zbulimin e tij  të mos përqendrohen vetëm në një muaj, por të kryhen gjatë gjithë vitit.