Shqiptarët nuk vënë mend; Ndërruan jetë nga Covidi, 500 persona marrin pjesë në ceremonitë mortore të të moshuarve në Qarkun e Elbasanit

Jo pak, por 500 persona kanë marrë pjesë në dy ceremoni mortore, të të ndjerëve 74 dhe 82 vjeç, të cilët humbën jetën për shkak të COVID 19. Kjo gjë ka ndodhur në qytetin e Peqinit ku ritet mortore ndaj kanë zgjatur përreth 2 orë e ku qindra njerëz kanë kryer respektit e fundit.

Një veprim i tillë i çmendur përbën një shkelje flagrante të ligjit, mirëpo ajo që e bën më të rëndë situatën është mënyra se si kanë arritur familjarët të tërheqin trupat e pajetë të familjarëve të tyre nga Morgu, ku protokolli në të tilla raste është i përcaktuar qartë dhe mjaft rigoroz: viķtimαt e COVID 19 përcillen direkt nga spitali për në varreza.

Sipas asaj që raporton Faxweb.al, menjëherë pas njoftimit, familjarët kanë tërhequr trupat tek Mjekësia Ligjore në Tiranë dhe i kanë dërguar në banesat e tyre ku janë hapur dhe dyert e mortit, ku janë pritur e janë përcjellë qindra të afërm e miq për t’u dhënë lamtumirën e fundit 2 të moshuarve.