Shqipëria me sytë në Gjermani për Botërorin, skenari i padëshiruar që do të ndryshonte vazon e dytë për shortin e “play off”

Shqipëria do të presë të enjten, për të mësuar rivalin në gjysmëfinalen e “play off”. Fakt është tashmë se kuqezinjtë janë përfundimisht në vazon e tretë, dhe sfidën gjysmëfinale do e luajnë në transfertë. Data e paracaktuar është 26 mars.

Përfaqësuese të tjera, mbeten në garë për të ndryshuar fatin e tyre. Në letër ekziston mundësia, që në përfundim të ditës sot të ketë një situatë të re në vazon e dytë.

Në rast se Gjermania do humbasë ndaj Sllovakisë, atëherë janë sllovakët që kualifikohen direkt. Ky skenar do të vështirësonte gjithçka për kuqezinjtë në “play off”. Fillimisht Gjermania do të vendosej si rival i mundshëm në rast finaleje, ndërsa në anën tjetër do të ishte Polonia që merrte vendin e Sllovakisë në vazon e dytë .

VAZO E DYTË AKTUALISHT

Sllovaki, Skoci, Çeki dhe Irlandë

SKENAR SI MUND TË NDRYSHOJË SITUATA SOT NË VAZON E DYTË

Gjermani – Sllovaki

Fitorja e Sllovakisë sot në transfertë i dërgon në Botëror, ndërsa Gjermania si vend i dytë do të vendosej në vazon e parë. Sllovakisë i duhet të bëjë mrekullinë sot, që ky skenar të realizohet.

Në rast se Sllovakia fiton sot, vazo e dytë do të bëhet: Poloni, Skoci, Çeki dhe Irlandë.

*Shqipëria ka humbur të gjitha mundësitë për të qenë në vazon e dytë. Ndërkohë disa përfaqësuese mbeten në lojë, pasi kualifikueset vijojnë.  Shembull është rasti i Uellsi, që në rast se fiton ndaj Maqedonisë së Veriut do fitojë vendin e Irlandës në vazon e dytë.

PANORAMASPORT.AL