Është një ndër personazhet më të njohura të humorit shqiptar, në fillim me Apartamentin 2xl pastaj në Duplex dhe sot në Klanifornia. Po flasim për humoristin, Visjan Ukcenaj i cili së fundmi ka dhënë një intervistë për ‘Një ditë me Dojnën’ ku edhe është marë në pyetje nga Dojna Mema.
Artisti është pyetur se sa e ka rrogën prej kësaj të fundit dhe është përgjigjur: ‘Me thënë të drejtën jam shumë i pasur, jam një ndër njerëzit më të pasur që njoh sepse kam një djalë të shëndoshë si drita, kam partneren dhe jam shumë I lumtur me familjen time. Bëj një jetë shumë normale, pasuria ime e vetme është familja, s’kam asnjë pasuri tjetër. Nga ana monetare mund të them edhe që jam i varfër’.
Po ashtu artisti u revoltua teksa fliste për femrat e bukura të cilat vetëm prej formave fizike kanë thuajse gjithçka ndërsa ai edhe pse dikur ka bërë edhe 2-3 punë njëherësh nuk ka mundur të blejë qoftë edhe një shtëpi. ‘Si ka mundësi dikush që s’ka bërë asgjë në jetë porka nxjerrë b në instagram ka gjithçka. Kjo më irriton se shikon se në fund të muajit je aty ku ishe, gropë prapë’.