Shpërndarje interesante tek Elbasani, Gvozdenoviçi aktivizon të gjithë lojtarët

Elbasani ka përdorur të gjithë afrimet e merkatos në ndeshjen e fundit ndaj Dinamos, duke konfirmuar se grupi i ri po merr formën e plotë. Mes tyre, i fundit që u aktivizua ishte mesfushori Isi Manellari, i cili zbriti në fushë për herë të parë me fanellën verdheblu.

Me aktivizimin e Manellarit, numri i lojtarëve të rinj që kanë marrë minuta për Elbasanin këtë sezon shkon në gjashtë, duke përfshirë edhe pesë afrimet e tjera si portieri Martin Janaçek, Fatjon Bunjaku, Donart Ibraimi, Antonio Delaj dhe Roei Ben Shimon, që tashmë janë bërë pjesë e rëndësishme e rotacionit. Kjo tregon se trajneri ka vendosur t’i japë besim të plotë çdo lojtari që iu bashkua skuadrës gjatë merkatos.

Verdheblutë shënuan një fitore të rëndësishme ndaj Dinamos, ku përveç rezultatit, vëmendjen e mori edhe fakti që ekipi po arrin të harmonizojë shpejt elementët e rinj me bazën ekzistuese. Ky kombinim duket se po jep frytet e para, me Elbasanin që tashmë kryeson i vetëm kampionatin.

PANORAMASPORT.AL