Shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore për shkak të koronavirusit/Çfarë ndalohet dhe lejohet

Shqipëria shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore në të gjithë vendin për shkak të situatës nga koronavirusi, ku deri tani janë shënuar 5 viktima, ndërsa numri i të infektuarave ka shkuar në 123 me të gjithë vendin që ndodhet në karantinë totale dhe i izoluar nga të gjitha vendet. Masat e jashtëzakonshme në kushtet e gjendjes së fatkeqësisë nga koronavirusi prekin të gjitha institucionet, që duhet të realizojnë plane masash organizative dhe administrative për përballimin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, ndërsa edhe buxhetin duhet ta rivlerësojnë në bazë të situatës së krijuar.

Komiteti  Ndërministror  i  Emergjencave Civile  (KNEC) i ngritur në nëntor të vitit të kaluar për gjendjen e jashtëzakonshme nga tërmeti tragjik në tre qarqe, do të organi  më  i  lartë  për  koordinimin  dhe bashkërendimin  e  veprimeve  të  institucioneve shtetërore  dhe  të  subjekteve  private,  si  dhe  të burimeve financiare e materiale për përballimin e fatkeqësisë  natyrore  për  shkak  të  epidemisë  së shkaktuar  nga  COVID-19,  deri  në 30  (tridhjetë) ditë  nga  hyrja  në  fuqi  e  këtij  vendimi.  Anëtar  i KNEC-së me vendim të qeverisë caktohet dhe ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj.

VENDIMI I PLOTE NGA QEVERIA

PËR SHPALLJEN E GJENDJES SË FATKEQËSISË NATYRORE

Në  mbështetje  të  neneve  100,  170,  174,  pika 1, e 175, pika 2, të Kushtetutës, dhe të shkronjës “ç”, të nenit  18, të pikës  1,  të  nenit  19,  dhe  të pikës  1,  të  nenit  39,  të ligjit  nr.45/2019,  “Për mbrojtjen civile”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe   Mbrojtjes   Sociale   dhe   të ministrit të Shtetit  për  Rindërtimin,  Këshilli  i Ministrave

VENDOSI:

1.  Shpalljen  e  gjendjes  së  fatkeqësisë  natyrore në të gjithë Republikën e Shqipërisë për shkak të epidemisë së shkaktuar nga COVID-19.

2.  Kufizimin  e  të  drejtave  të  garantuara  nga nenet 37, 38, 41, pika 4, 49 dhe 51 të Kushtetutës deri  në  masën  që  konsiderohet e  domosdoshme për të arritur ruajtjen e shëndetit të shtetasve.

3.  Komiteti  Ndërministror  i  Emergjencave Civile  (KNEC),  i  ngritur  me  vendimin  nr.750, datë 27.11.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për shpalljen  e  gjendjes  së  fatkeqësisë  natyrore  në qarqet Durrës, Lezhë dhe Tiranë”, të ndryshuar, është  organi  më  i  lartë  për  koordinimin  dhe bashkërendimin  e  veprimeve  të  institucioneve shtetërore  dhe  të  subjekteve  private,  si  dhe  të burimeve financiare e materiale për përballimin e fatkeqësisë  natyrore  për  shkak  të  epidemisë  së shkaktuar  nga  COVID-19,  deri  në 30  (tridhjetë) ditë  nga  hyrja  në  fuqi  e  këtij  vendimi.  Anëtar  i KNEC-së   caktohet   dhe   ministri   i   Shtetit   pë Rindërtimin.

4. Në mbledhjet e KNEC-së marrin pjesë, me kërkesë  të  Kryetarit,  përfaqësues  të  organeve  të ndryshme publike, të biznesit, ekspertë/profesionistë   të   fushës   së   mjekësisë   e   të shëndetit  publik  dhe  përfaqësues  të  shoqërisë civile    ose    drejtues    të    OJF-ve,    me    objekt veprimtarie    shëndetin    publik    dhe    ndihmën humanitare.

5. Instituti i Shëndetit Publik caktohet në rolin e Sekretariatit Teknik të KNEC-së, për çështje të fatkeqësisë   natyrore   të  shpallur   për   shkak   të epidemisë së shkaktuar nga COVID-19.

6.  Për  përballimin  dhe  lehtësimin  e  pasojave të    fatkeqësisë    natyrore    merren    masat    e jashtëzakonshme, si më poshtë vijon:

6.1. Institucionet publike:

a) të realizojnë plane masash organizative dhe administrative   për   përballimin   e   gjendjes   së fatkeqësisë natyrore;

b)    të    përdorin    burimet    financiare    të parashikuara   në   buxhetin   vjetor,   si   dhe   të rivlerësojnë  buxhetin  e  tyre  vjetor,  në  përputhje me kryerjen e shpenzimeve shtesë të paparashikuara;

c)  të  vënë  në  dispozicion  burimet  njerëzore  e logjistike;

ç)    të    caktojnë    objektet    shtetërore    në përgjegjësinë  e  tyre  të administrimit,  që  mund  të vihen  në  dispozicion  për  strehimin  e  popullsisë së evakuuar;

d) të kufizojnë aksesin në ambiente publike, të cilat kanë një frekuentim të gjerë;

dh)  të  ndalojnë  tubimet,  manifestimet  dhe grevat;

e)  të  kufizojnë  aktivitetet  në  minimumin  e domosdoshëm për të gjitha organet publike;

ë)  të vendosin në karantinë të gjithë personat e konfirmuar ose të dyshuar se janë të prekur nga COVID-19;

f)   të   krijojnë   dhe   të sigurojnë   zonat   e karantinës me personel, të cilit t’i sigurohen të gjithë    masat    parandaluese    për    të    evituar infektimin;

g)    të    garantojnë    kushtet    dhe    stafin    e kualifikuar për kurim të specializuar në qendrat e karantinës;

gj)  të  pajisin  të  gjithë  punonjësit  e  qendrave spitalore    dhe    shëndetësore    me    bazën    e nevojshme materiale për shmangien e infektimit.

6.2.   Strukturat operacionale   të   sistemit   të mbrojtjes civile:

a) të vendosin dhe të zbatojnë masa të veçanta për  garantimin  dhe  rritjen  e  sigurisë  së  shtetasve në zonat e prekura nga fatkeqësia;

b)    të    aktivizojnë    dhe    të    organizojnë procedurën    e    karantinës    për    popullsinë    e rrezikuar;

c)  të  organizojnë  kontrolle  të  njëanshme  të banesave  dhe  objekteve  private  për  evidentimin dhe trajtimin e personave të prekur nga virusi;

ç)  të  kufizojnë  lëvizjen  e  lirë  për  brenda  ose jashtë  shtetit  në  përputhje  me  nevojat  e  diktuara nga fatkeqësia natyrore;

d) të kufizojnë organizimin e grevave;

dh)   të   kufizojnë   zhvillimin   e   aktiviteteve ekonomike për subjektet private në përputhje me nevojat e diktuara nga fatkeqësia natyrore;

e)  të  japin  ndihmën  e  parë  ndaj  personave  të prekur nga virusi dhe të realizojnë  transportimin e  të  prekurve  për  në  qendrat  spitalore  ose  në infrastrukturën e karantinës;ë)  të  organizojnë  procedurat  e  detyruara  për kryerjen e shërbimeve funerale.

6.3. Subjektet private:

a)  të  respektojnë  procedurat  dhe  masat  për karantinën;

b)  të  informojnë  lidhur  me  të  dhënat  që ndihmojnë     institucionet     dhe strukturat     e mbrojtjes   civile   në   përballimin   e   gjendjes   së fatkeqësisë;

c)  të  përfshihen  në  detyra  të  veçanta,  në përputhje me përgatitjen, aftësitë dhe me nevojën për  të  ndihmuar  në  kapërcimin  e  gjendjes  së fatkeqësisënatyrore;

ç)  të  mbyllin  ose  të kufizojnë  përkohësisht veprimtarinë e tyre;

d)  të  mos  vjelin  tarifat  e  kalimit  rrugor  për mjetet  e  angazhuara  në  përballimin  e  gjendjes  së fatkeqësisë natyrore.

6.4. Shtetasit:

a) të zbatojnë urdhrat, masatdhe udhëzimet e autoriteteve  të mbrojtjes  civile,  si  dhe  të  ndjekin procedurat  e  kërkuara,  në  mënyrë  të  veçantë  për karantinën dhe pezullimin e aktiviteteve;

b)  të  informojnë  lidhur  me  të  dhënat  që ndihmojnë institucionet  publike  dhe strukturat  e mbrojtjes   civile   në   përballimin   e   gjendjes   së fatkeqësisë;

c)  të  përfshihen  në  detyra  të  veçanta,  në përputhje me përgatitjen, aftësitë dhe me nevojën për  të  ndihmuar  në  kapërcimin  e  gjendjes  së fatkeqësisë natyrore.

7. Të gjitha të drejtat dhe liritë e kufizuara me akte,  të dala  në  zbatim  të ligjit nr.15/2016, “Për parandalimin  dhe  luftimin  e  infeksioneve  dhe sëmundjeve infektive”, të ndryshuar, dhe me aktin normativ  nr.3,  datë  15.3.2020,  të  Këshillit  të Ministrave,  “Për  marrjen e  masave  të  veçanta administrative  gjatë  kohëzgjatjes  së  periudhës  së infeksionit   të   shkaktuar   nga   COVID-19”,  të ndryshuar, mbeten në fuqi.

8.   Ngarkohen   Komiteti   Ndërministror   i Emergjencave  Civile  dhe  të  gjitha  institucionet shtetërore  dhe  publike  për  zbatimin  e  këtij vendimi.

Ky   vendim   hyn   në   fuqi   menjëherë   dhe botohet në Fletoren Zyrtare.