Evis Mula ka qenë e ftuar në emisionin “Wake up”, prej nga ka lëshuar një deklaratë të fortë për moderatoren Arbana Osmanin. Evis Mula u kthye pas në kohën kur prezantonte Top Fest 1. Duket se nga ajo periudhë, këngëtares, i kanë mbetur disa rezerva me Arbana Osmanin, e cila ishte gjithashtu në fillimet e karrierës në Top Media.
“Arbana Osmani u tmerrua atëherë se drejtonin radion dhe befas dola unë. Sigurisht helmi doli rrugës sepse finalen nuk e bëra unë. Mbaj mend që ndodhi kështu. Unë e kujtoj me nostalgji të jashtëzakonshme periudhën kur ka qenë Tani drejtues i këtij superinvestimi. Kisha ardhur për një program, Top Select. Ndërkohë Bojken Lako dhe Aldon Lipe që kanë qenë atëherë, që më bëjnë në audicion dhe më hipin te pjesa ku ka qenë podiumi i velinave të Fiks Fare dhe më thonë improvizo. Kur po shkoja në shtëpi më marrin në telefon dhe më thonë se Tani ka parë audicionin tënd dhe është dashuruar me tipin tënd, do jesh drejtuesja e Top Festit”, tregoi Evisi.
Pavarësisht kësaj, nuk harroi të vlerësonte gjithë arritjet e Osmanit. “Ajo është gazetare shumë e mirë dhe më vjen mirë që ka arritur aty ku ka arritur. Më vjen pak keq, sepse ka pasur dhe shumë vajza të talentuara pas meje që kanë gjetur mënyrën për t’ia vënë stërkëmbëshin. Arbana duhet thjesht të pranoj se atë kohë ka patur shumë të rinj të mirë dhe shumë më të aftë, që nuk dihet se ç’ndodhi që u shkëputën më vonë.”
Fjalia e fundit e të ftuarës (“gatimet ja kemi lënë Arbanës”) “e detyroi” moderatorin Isli Islami t’i thoshte se ndoshta duhet t’i bënte një telefonatë moderatores për t’i sqaruar gjithë pakënaqësitë e të kaluarës duke i kujtuar se personi në fjalë (Arbana Osmani) s’ndodhej aty dhe s’ishte e këndshme të vazhdohej të flitej rreth saj.