Gazetari Armand Braho ka bërë publik një incident të rëndë me një punonjës të Bashkisë së Pogradecit, të cilin e akuzon për kërcënim dhe fyerje në ambient publik. Në reagimin e tij, Braho deklaroi se gjatë një aktiviteti pranë Bashkisë së Pogradecit, është fyer dhe kërcënuar nga shtetasi Ylli Blacëri, i njohur si “Ylli Çepi,” që mban postin e shoferit në bashki.
Braho, duke denoncuar këtë akt si një “akt hajvanërie dhe vagabondizmi” të kryer me qëllim për të penguar punën e tij si gazetar, njoftoi se ka bërë kallëzim penal për Blacërin në Komisariatin e Pogradecit. Sipas gazetarit, ky incident nxjerr në pah arrogancën dhe abuzimet e disa punonjësve të administratës publike në qytet.
Gazetari i njohur i bëri thirrje institucioneve të Policisë së Shtetit dhe Drejtësisë që të marrin masa ndaj veprimeve të tilla që, sipas tij, shtypin fjalën e lirë dhe misionin e gazetarit. Braho gjithashtu kritikoi Bashkinë e Pogradecit për mosreagim ndaj situatës, duke theksuar se në vend të tërhiqet, ai do të intensifikojë punën për të zbuluar abuzimet dhe korrupsionin publik në Pogradec.
Për këtë akt të turpshëm ka reaguar edhe Unioni i Gazetarëve S06.11.2024ë
“Dënojmë dhe denoncojmë rastin e kolegut Armand Braho të ndodhur në qytetin e Pogradecit!
Kërkojmë nga autoritetet vendore dhe Policia e Shtetit ta shqyrtojnë rastin dhe të venë para përgjegjësisë ligjore personin e incidentit dhe sjelljes agresive ndaj kolegut Armand Braho!”