Policia e Rrugores, pas kontrolleve me radar në autostradën Tiranë-Elbasan, vendosi me dhjetëra gjoba.
Radari ka kapur një numër të madh automjetesh në shkelje me rregullat e qarkullimit rrugor, në autostradën Tiranë-Elbasan.
Disa automjete kapin shpejtësinë 150 km/h.
“Për të përmirësuar sigurinë në rrugët tona dhe për të reduktuar shpejtësinë e lartë, Policia e Trafikut ka instaluar radarë të shpejtësisë. Këto radarë janë vendosur për të mbrojtur jetët e qytetarëve dhe për të siguruar një lëvizje më të sigurtë për të gjithë”, njofton policia.