Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “28 Nëntori” në Elbasan. Sipas policisë raportohet se një 61-vjeçar ka humbur jetën për shkak se ka rrëshkitur në momentur që ka dashur të hedhë mbeturinat.
Njoftimi i policisë
Elbasan /Informacion paraprak/Më datë 21.01.2022, rreth orës 21:06, njofton urgjenca e spitalit Elbasan, se shtetasi Q.K , 61 vjeç , banues në lagjen 28 Nëntori, Elbasan, dyshohet se duke hedhur mbeturinat tek koshi i plehrave ka rrëshqitur dhe ka gjetur vdekjen. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.