Sherri i Antonelës me Big Maman na paska qenë i programuar. Zbulohet detaji dyshues

Pas një debati të ashpër me Antonela Berishën natën e spektaklit të së premtes Big Mama kërkoi të largohej menjëherë nga shtëpia e ‘BBV’. Por veç komenteve të shumta në mediat sociale, që mbështesnin të preferuarën e tyre, një detaj ka ngritur dyshimet se vendimi i këngëtares për tu larguar nga BBV ishte i planifikuar.

Pa u mbushur 24 orë nga dalja prej “Big Brother VIP”, Big Mama i është kthyer punës, respektivisht dasmave. Sipas burimeve nga Prive.al ajo është këngëtarja kryesore në dasmën e futbollistit të njohur nga Maqedonia, Mevlan Murati.

Eventi po zhvillohet në Maqedoninë e Veriut mbrëmjen e sotme dhe si i tillë vetëm sa i shton “benzinë zjarrit” se dalja ka qenë e planifikuar.

Dihet që datat për këngëtarët caktohen javë e madje edhe muaj më herët dhe në asnjë variant, çifti nuk do të rrezikonte që të llogariste në “televotim” apo “daljen vullnetare” të Bigut që të jetë pjesë e eventit. E ka menduar Big Mama saktë sa do të rrijë brenda e kur të dalë? Këtë më së miri e di vetëm ajo.