FOTO ARKIVA

Sherr masiv brenda lokalit në Elbasan, lëndohen disa persona, policia jep detaje.

Një sherr masiv ka ndodhur në një lokal në fshatin Labinot-Fushë, të Elbasanit.

Sipas asaj që thotë policia një grup i përbërë prej disa personash janë konfliktuar me sende të forta dhe mjete të mprehta, ndërsa tre prej tyre përfunduan në spital.

Dy persona u arrestuan dhe 5 të tjerë u proceduan në gjendje të lire ku bëhet e ditur se në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 1 mjet prerës dhe 3 celularë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit: Xh. M., 28 vjeç per veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prishja e qetësisë publike”; M. K., 24 vjeç, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: F. K., 47 vjeç, A. Z. 44 vjeç, E. B., 24 vjeç, A. M., 56 vjeç, dhe A. B., 48 vjeç, për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” dhe ‘Plagosja e lehtë me dashje’,” njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.